E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKKP: Raporti i Ministrisë, ndarja e 5mln $, në përputhje me ligjin

Pas raport-kontrollit të disa inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë reagon Agjencia e Pronave
TIRANË- Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave deklaroi dje se, hapat që janë ndjekur për procesin dhe kriteret e ndarjes së fondit prej 500 milionë lekësh të reja për subjektet e shpronësuar janë bërë në përputhje me ligjin. Reagimi i AKKP-së vjen pasbotimittë pjesshëm nga gazeta "Shekulli", të raport-kontrollit të Ministrisë së Drejtësisë. Inspektorëtë Ministrisë së Drejtorisë përshkruanin në raport se kishin gjetur shkelje në ndarjen e fondit të kompensimit monetar të vendosur nga qeveria. Duke sqaruar se ky raport nuk ka mbërritur ende në zyrat e AKKP-së,në reagimin ekësaj të fundit theksohetse, në ndarjen e fonditështë respektuar çdo dispozitë e ligjit dhe e vendimeve të Këshillit të Ministrave, duke bërë që procedura e ndjekur të jetë mëse transparente dhe mëse objektive, në shpalljen e subjekteve fitues, atyre të skualifikuar, si dhe të gjithë subjekteve të tjera të shpronësuar të cilët ishin kandidatë për të qenë fitues në ndarjen e fondit prej 500 milionë lekë të reja për vitin 2007, por që në pamundësi monetare nuk përfituan nga kjo e drejtë. "Në rast se do të shikohet lista e subjekteve që kanë përfituar nga ky fond prej 500 milionë lekësh të reja, do të vërehet se kualifikimi i subjekteve fitues është bërë mbi bazën e një pune të plotë hetimore-administrative, si dhe listimi i subjekteve fitues është bërë në mënyrë elektronike, ku të parët në listën e subjekteve fitues kanë qenë të gjithë ato subjekte të shpronësuara, vendimi i të cilëve për njohjen e pronës datonte në një datë më të hershme se subjektet e tjera",- thuhet nëreagimin e AKKP-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›