"Tmerri i përdhunimit 11- vjeçar nga babai"
Zbardhet historia shokuese e inecestit mes babait dhe vajzës. Policia hetime edhe për një dështim të vajzës kur ishte 19 vjeç
Rrëfimi i 23- vjeçares: Në fillim nuk tregoja se më kërcënonte, pastaj kisha turp nga njerëzit
TIRANË- "Nëse do të tregosh unë do të të vras, ose do të të përzë nga shtëpia". Këto fjalë 23-vjeçarja, i kishte dëgjuar rreth 11 vite më parë sa herë që babai i saj, e detyronte të kryenteseks me të. Madje nga këto kërcënime ajo do të mbante "gojën mbyllur" për një dekadë, ndërsa do të bëhej si "gruaja e dytë" e babait të saj. Tortura nisi që në moshën 13-vjeçe, kur u përdhunua për herë të parë nga i ati. Për të vazhduar me heqjen e një fëmije që ishte fryt i këtij incesti , dhe deri në tentativën për t'i dhënë fund jetës duke pirë helm. Vetëvrasja i dukej si zgjidhja e vetmepër të shpëtuar nga tmerri, pasi turpi e kishte detyruar të mos dekonspironte këtë lidhje. Por tri ditë më parë vajza e re i rrëfeu policisë të gjithë tmerrin 11- vjeçar që kishte provuar nga i ati. Ndërsa policia bëri punën e saj duke çuar në qeli kryefamiljarin R.I, 58-vjeç. Ky i fundit, tre ditë më parë dhunoi barbarisht bashkëshorten e tij pas një sherri për motive xhelozie. Kjo ka qenë dhe e dhëna nga ku nisi zbulimi i incestit. Komisariati i policisë nr.5, që ka në juridiksion Laknasin në Tiranë ku banon R.I, e shoqëroi atë pasi dhunoi gruan. Por në komisariat mbërriti edhe vajza e 58-vjeçarit e cila zbrazi të gjithë mllefin që kishte ndaj babait, duke kryer dhe denoncim ndaj tij se e kishte detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të për 11 vite rresht. Burime nga policia thanë se ndaj 58-vjeçarit u mor masa e arrestit pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën megjithatë ngjarja po hetohet për të zbardhur të vërtetën.
Dëshmia e vajzës
"U mbush kupa nuk duroj dot më",- kanë qenë fjalët e para që vajza 23-vjeçare tha para oficerëve të policisë së kryeqytetit dhe më pas ka nisur rrëfimin e saj që do të shokojë jo pak policët. "Kam 11 vjet që kryej marrëdhënie seksuale me babain tim. Ai më detyronte. Unë isha 13 vjeçe kur ai më përdhunoi, dhe më pas më kërcënonte se do të mëvriste ose do të më përzinte nga shtëpia nëse i tregoja mamit dhe më pas kryente sërish marrëdhënie seksuale me mua",- ka vazhduar më tej vajza. Burime nga policia thanë se e reja kishte pësuar një traumë nga kjo ngjarje që zgjati 11 vjet. Pyetjes së policisë se përse nuk kishte mundur të denonconte babain e saj apo t'iu tregonte familjarëve të tjerë atë çfarë po i ndodhte, vajza u është përgjigjur se fillimisht kishte frikë prej të atit dhe më pas i vinte turp të tregonte. "Kur isha 11-vjeç e shihja që babai më mbante shumë afër dhe më prekte në pjesë të ndryshme të trupit, më pas kur mbusha 13-vjeçe ai kreu marrëdhënie seksuale me mua pa dëshirën time. Nuk mund t'i tregoja mamit. Por në tetor të vitit të kaluar nëna kishte filluar të dyshonte dhe më pyeti, e më pas unë i tregova të vërtetën dhe që atëherë babai nuk më preku më, por unë isha shumë e trembur nga gjithçka që kisha kaluar, ndaj dhe tentova të vrisja veten më 11 janar të këtij viti pasi nuk doja të jetoja më",- mësohet të ketë thënë në polici vajza. Burime nga policia thanë se kur u njoftuan më 11 janar për tentativën e vetëflijimit të vajzës e morën në pyetje atë për të zbardhur shkakun. Por ajo nuk tregoi shkakun e vërtetë duke thënë se kishte konsumuar helm në kushtet e depresionit dhe se i ishte mërzitur jeta dhe donte të vdiste, por për abuzimet e babait nuk i tregoi policisë. Sipas policisë, vajza tregon se lidhja vazhdoi 11 vite dhe më pas ajo nuk e konsideronte babain e saj si të tillë por si "burrë".Të gjithë këtë ia kishte imponuar 58-vjeçari. Ndërkohë që burimet policore thanë se rreth katër vjet më parë 23-vjeçarja në atë kohë 19-vjeçe, kishte mbetur shtatzëne me babain e saj. "Kjo gjë po hetohet pasi ende nuk e kemi të saktë nëse vërtet vajza ka dështuar një fëmijë apo jo, por bazuar në dëshminë e saj themi se në moshën 19-vjeçe ajo zbuloi se ishte një muajshe shtatzënë me babain e saj i cili e kishte çuar në një klinikë private ku ajo dështoi fëmijën' thanë burimet policore. Mësohet se për këtë shtatzëni që zgjati vetëm një muaj nuk e dinte asnjë pjesëtar i familjes, pasi vajza e mbajti të fshehtë duke i treguar vetëm babait të saj i cili ishte edhe babai i fëmijës. Ndërsa nëna e 23-vjeçares e mësoi vetëm para pak muajsh këtë fakt.
Gruaja mëson lidhjen e burrit me vajzën
Në tetor të vitit të kaluar bashkëshortja e R.I, filloi të dyshonte për afrimitetin të tepruar të vajzës së saj të dytë dhe babait. Gruaja mori në pyetje vajzën dhe iu lut të tregonte të vërtetën. Kështu 23-vjeçarja nuk ka mundur t'i fshihte dot nënës së saj gjithçka që i kishte bërë babai ndaj dhe kishte nisur të rrëfehej.Ajoi kërkon shpjegime bashkëshortit të saj i cili i pohoi ngjarjen. "Burri mu ul në gjunjë dhe mu lut ta falja duke më premtuar se nuk do ta prekte më me dorë vajzën tonë. Për hir të fëmijëve dhe turpit e kalova në heshtje gjithçka që burri më kishte bërë pas shpine dhe më e tmerrshmja me vajzën time duke e shkatërruar atë. Por më vinte turp ndaj e pranova të qëndronte në shtëpi",- mësohet të ketë thënë gruaja në polici. Megjithatë 58-vjeçari kishte edhe ndjenjën e xhelozisë për gruan. Pretendimet e tij se ajo shkonte me një tjetër, kanë bërë që gruaja 43- vjeçare, të durojë mbi kurriz edhe dhunën e bashkëshortit. Tre ditë më parë, mes tyre nisi një sherr për motive xhelozie, dhe 58-vjeçari dhunoi fizikisht gruan. Me të mësuar ngjarjen policia mbërriti në banesë duke kryer dhe shoqërimin e R.I, i cili ishte i bindur se pasi do të jepte deklarimin për sherrin do të lihej i lirë. Por në fakt nuk ndodhi kështu. Vajza dhe gruaja e tij rrëfyen gjithçka në polici. Ato treguan torturat që u kishte shkaktuar kryefamiljari. "E urreja tim atë për gjithçka që më bëri, por për hir të fjalëve të botës, e pranova si baba që të qëndronte në shtëpi",- tregoi vajza në polici.
Babai: "Nuk e doja gruan, ndaj shkoja me vajzën"
"Po kam shkuar me vajzën time sepse e doja" ka pohuar kështu incestin R.I, 58-vjeç, para oficerëve të policisë. Rrëfimi i tij ka habitur oficerët të cilët tregojnë se 58-vjeçari nuk i bënte aspak përshtypje për veprimet që kishte kryer me vajzën e tij, dhe në rrëfimin e tij nuk shihej asnjë shenjë pendese. "Vajza ime më pëlqente se ishte e bukur por mbi të gjitha e shkathët. Ajo më ledhatonte shumë kur ishte 11-vjeçe dhe më mbante afër",- është përpjekur të justifikojë veprimet e tij R.I, para policisë duke lënë të nënkuptojë se vajza kishte pasur dëshirë vetë. "Nuk më hynte në sy gruaja ime ndaj dhe vendosa të shkoja me vajzën time" mësohet të ketë shtuar me tej i arrestuari. Burime nga policia thanë se ai ka deklaruar se prej kohësh nuk shkonte me gruan e tij madje edhe me vajzën që prej muajit tetor të vitit të kaluar nuk kryente më marrëdhenie seksuale. 58-vjeçari angazhohej në një firmë private për të siguruar të ardhura për familjen e cila me gjithë të këqijat e tij e kishte pranuar të qëndronte në të njëjtën shtëpi deri tri ditë më parë kur ai u prangos pasi akuzohet se ka konsumuar veprat penale të "Marrëdhënies seksuale në gjini ose nën kujdestari", "Shkaktimi i vetëvrasjes së mbetur në tentativë" dhe "Dëmtimeve të tjera me dashje". Ndërkohë që burime nga policia thanë se ngjarja është ende nën hetim dhe pritet të zbardhet e vërteta nëse 58-vjeçari ka abuzuar me vajzën e tij.
Tetor
I vitit të kaluar është hera e fundit kur 58-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij
13-vjeçe
Ishte vajza kurkreu marrëdhënie seksuale me babain për herë të parë
11 vjet
Zgjati lidhja e fshehtë mes babait dhe vajzës
19-vjeçe
Ishte vajza kur mbeti shtatzënë me babain e saj
Tre
Ditë më parë u arrestua R.I, 58-vjeç pas denoncimit të vajzës së tij