AKKP nuk sqaron shkeljet me pronat
Pas publikimit te fakteve me shkeljet e kryera gjate viteve te fundit ne procesin e kthimit dhe kompensimit te prones ka reaguar Agjencia e Pronave AKKP. Ndryshe nga sa pritej Agjencia nuk mori persiper te sqaronte pozicionin i saj lidhur me shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Larte i Shtetit por reagoi negativisht ndaj gazetes Shqip pse kishte publikuar faktet ne nje kohe te papershtatshme. Sipas AKKP-se citimi i ketij kontrolli ne kete moment me procesin e kompensimit te permbyllur nga AKKP ne daten 15 gusht ka si qellim te njollose procesin e shkelqyer te kompensimit financiar te zhvilluar ne vitet 2011 2009 e me pare. Ne fakt te gjitha shkeljet jane dokumentuar me faksimile nga raporti i KLSH-se i cili hetoi per gati 6 muaj aktivitetin e agjencise per vitet 2006-2009. Agjencia deklaron se ka vepruar dhe eshte transparente por nga ana tjeter reagon negativisht ndaj nje organi mediatik te pavarur vetem pse zbardhi per publikun te fshehtat e skemes sesi funksiononte ndarja e prones. Sipas KLSH-se kryesisht gjate viteve 2006 dhe 2007 ne Tirane dhe Kavaje jane ndare padrejtesisht fonde me vlere disa milione leke sikurse nje pjese te ish-pronareve qe u takonte prona u eshte mohuar kjo e drejte. Raporti i KLSH eshte marre ne buletinin 2010 nr.2 fq 604-639.