E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Shtate te akuzuar per trafikim organesh

Zyrtaret e Misionit te Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine thane se jane ne pritje te konfirmimit te nje aktakuze te ngritur tri jave me pare kunder pese personave per trafikim te organeve njerezore krim te organizuar ushtrim te paligjshem te veprimtarive mjekesore dhe keqperdorim te detyres zyrtare. Ne nje njoftim te ketij misioni thuhet se ne mesin e te akuzuarve ka mjeke dhe nje person qe me pare ka punuar ne nivel te larte ne Ministrine e Shendetesise. Ne nje deklarate per opinion te EULEX-it thuhet se aktakuza eshte ngritur edhe kunder dy personave te tjere njeri shtetas izraelit dhe nje shtetas turk te cilet po kerkohen nepermjet policise nderkombetare.

Agjencia e lajmeve Associated Press e cila thote se ka siguruar nje kopje te aktakuzes shkruan se grupi i shtetasve te Kosoves te perfshire ne akuze ka qene i perfshire ne rekrutimin e 20 shtetasve te huaj nga Moldavia Kazakistani Rusia dhe Turqia te cileve pretendohet se u ishin premtuar nga 20 mije dollare per dhurimin e veshkave ndersa marresve te organeve u ishte kerkuar qe te paguanin nga 80 mije deri ne 100 mije dollare.

Akuza per trafikimin e organeve ka te beje me zhvillimet ne nje klinike private ne Prishtine ne vitin 2008. Nje transplantim i paligjshem i nje veshke qe ishte kryer ne nje klinike private ne Prishtine ne vitin 2008 kishte cuar ne arrestimin e tre udheheqesve te asaj klinike si dhe ne pezullimin nga puna te nje zyrtari te Ministrine e Shendetesise.

Hetimet e policise atehere kishin zbuluar se nje shtetas turk kishte dhuruar nje veshke e cila ishte pranuar nga nje shtetas izraelit. Me pas te arrestuarit ishin liruar ndersa hetimet kishin vazhduar nga EULEX-i.

Ligjet ne Kosove ndalojne cdo veprimtari te transplantimit te organeve neper klinikat private.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›