E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Situata eshte tejkaluar

Ministri i Energjetikes Ilir Meta konfirmoi sot se eshte permiresuar ndjeshem situata pas permbytjeve te nje dite me pare. Aktualisht nga portat e Hidrocentralit te vaut te Dejes nuk ka me shkarkime. Sipas Metes kjo eshte pasoje e miremenaxhimit te kaskades se Drinit.

Sot niveli i shkarkimeve nga HEC i Vaut te Dejes prej gati nje ore do te jete zero e cila pa asnje diskutim qe ka ndikuar per nje permiresim te shpejte te situates kudo duke konfirmuar dhe njehere tjeter qe fenomeni ishte krejtesisht i perkohshem dhe i izoluar. Dhe nje here tjeter konfirmoj se menaxhimi i kaskades se Drinit ka qene dhe mbetet i shkelqyer. Vete eksportimi qe ka bere KESH gjate muajve te fundit ka synuar per te ulur nivelin e HEC te Fierzes per ta patur si nje mundesi hapesire per te manovruar ne rastin e rreshjeve te paparashikuara beri te ditur Meta.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›