E Enjte, 5 Nëntor 2026

AKMC për ATSH: Zjarri në Bulqizë nën kontroll, në terren edhe trupat ushtarake

TIRANË, 9 gusht /ATSH-Gjergji Mima/ Zjarri në malin e Tërnovës në njësinë administrative Zerqan në bashkinë e Bulqizës është riaktivizuar.

Ledjo Hoxha, përgjegjës i Sektorit të Shtypit në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, bëri të ditur sot për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, “dje zjarri është raportuar i fikur”.

“Sot është riaktivizuar vatra e zjarrit në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, si pasojë e rrëshqitjes së mbetjeve drusore dhe trungjeve brenda perimetrit të përshkuar nga zjarri”, theksoi Hoxha për ATSH.

“Në vendngjarje u angazhuan 35 forca bashkiake”, shtoi ai, teksa në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 25 trupa ushtarake.

Hoxha nënvizon se, vatra e zjarrit është nën kontroll.

1 nga 2

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›