E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKP flet për Trepçën

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit i ka dhënë dritën jeshile investimit të një pjese të Fondit të Privatizimit në bankat komerciale.

Në komunikatën e lëshuar për shtyp nga AKP-ja thuhet se kjo agjenci do të jetë e kujdesshme gjatë këtij procesi dhe do të investojë në përputhje me ligjin e vet dhe kriteret që ka hartuar për këtë qëllim.

Në këtë mbledhje është bërë amendamentimi i Strategjisë për shpërndarje të pjesshme të shumës 20 % për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara. Bordi ka diskutuar për proceset që po zhvillohen në Trepçë, si dhe janë aprovuar vendimet për shitjen e 24 banesave te shfrytëzuesit e ligjshëm të tyre që i kanë plotësuar kushtet ligjore për blerje./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›