E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtori i QKUK-së hyn në PDK

Drejtori i Qendrës Klinike Universitare, Nijazi Gashi është i shoqëruar shumë me Partinë Demokratike të Kosovës. Ai nuk hezitoni të marrë pjesë vetëm në tubimet e partisë, por herë pas here shkon edhe në parti.

Gashi sot paradite është parë duke hyrë në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Ai ka qenë i vetëm më veturën e tije zyrtare, gjatë orarit të punës.

I pari i QKUK-së njihet si përkrahës i PDK-së. Në dhjetor të vitit 2012 ishte i pranishëm në një tubim të organizuar në Besianë nga partia e Hashim Thaçit, dhe ishte ulur afër krerëve të partisë.

Më këtë rast, Gashi pati thënë se nuk është anëtar i PDK-së, por në tubim pat shkuar ngasë e patën ftuar disa shokë.

Por, ligji për Shërbyesit Civilë, nuk e kufizon vetëm angazhimin politik por edhe animin politik. Në nenin 1 të këtij ligji, pika 3 thuhet: “. Ky ligj përcakton rregullat për menaxhimin dhe organizimin e përgjithshëm të një shërbimi civil të paanshëm politikisht, rregullat për pranimin në të, kushtet e punës, të drejtat dhe detyrimet, sjelljen personale, avancimin në karrierë, si dhe zhvillimin profesional të nëpunësve civilë”. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›