Britania voton kundër sulmit në Siri

Anëtarët e Parliamentit Britanez kanë votuar kundër mundësisë të një sulmi ushtarak në Siri.
Kryeministri David Cameron tha se është shumë e qartë se parlamenti i Britanisë nuk është për një aksion dhe ai do të veprojë në përputhje me rrethanat.
Sulmi është kundërshtaur me një diferencë prej 13 votash, ku kundër ndërhyrjes ishin 285 vota dhe pro ishin 272 prej tyre./Indeksonline/