AKPT ngarkohet me konkursin e Kampusit të ri Universitar “Aleksandër Moisiu” në Durrës

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të rëndësishëm në mbështetje të zhvillimit të arsimit të lartë, duke ngarkuar Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) si organ qendror përgjegjës për realizimin e konkursit të projektimit për projektidenë e zhvillimit të Kampusit Universitar “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Kjo nismë vjen me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe synon të modernizojë dhe zgjerojë infrastrukturën e një prej universiteteve kryesore në vend.
Për të realizuar konkursin e projektimit, Këshilli i Ministrave ka miratuar efektet financiare në vlerën e 23 665 000 lekësh, të cilat do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Arsimit i miratuar për vitin 2025.
Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Arsimit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe vetë Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.
/rtsh.al/