Memorandum në fushën e transportit dhe mallrave

Në kuadër të vizitës së delegacionit të lartë të Qeverisë së Kosovës në Turqi, ministri i Transportit dhe i Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, u takua sot në Stamboll me homologun e tij turk, Binali Yildirim.
Në një komunikatë të lëshuar nga MTPT-ja, njoftohet se dy ministrat nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në fushën e Transportit Rrugor si dhe të Mallrave, i cili krijon lehtësira për lëvizjen e lirë të udhëtarëve dhe mallrave dhe i eliminon barrierat në fushën e transportit.
"Nëse deri më tani industria e transportit të Kosovës nuk ka pasur qasje në tregun e Turqisë, përmes kësaj marrëveshje hapet përfundimisht tregu i transportit dhe operatorëve kosovarë u krijohen mundësi të qasjes në këtë treg, gjë që do të rezultojë edhe me hapjen e korridoreve të reja në transportin ndërkombëtar", thuhet në komunikatë.
Përmes këtij memorandumi do të mundësohet edhe këmbimi i përvojave në industrinë e transportit nga të dy vendet, kurse Kosova thuhet se do ta ketë përkrahjen e Turqisë në asociacionet ndërkombëtare të transportit.
Gjatë këtij takimi, ministri Limaj, kërkoi nga homologu turk përkrahje për anëtarësim në organizmat ndërkombëtare, me ç’rast ministri Yildirim u zotua për përkrahje të plotë dhe lobim në të gjitha organizatat.
Mes tjerash, ministri Binali Yildirim premtoi asistencë profesionale me qëllim të transferimit të njohurive dhe përvojave në të gjitha sferat e veprimtarisë së MTPT-së.
Ky është hapi i parë për industrinë e transportit të Kosovës, i cili mundëson që industria e transportit të Kosovës të përfitojë një treg shumë të rëndësishëm që do të ndikojë drejtpërdrejtë edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.