AKR: Idetë e ndarjes së Kosovës janë të pavend
Nëpërmjet nënkryetarit Ibrahim Gashi, AKR komentoi sot zhvillimet e fundit, me theks të veçantë idetë e Grupit Ndërkombëtarë të Krizave dhe zhvillimet që kanë të bëjnë me rezolutën e Serbisë për Kosovën, e cila pritet të shqyrtohet më 9 shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Në një konferencë për shtyp, Gashi tha se Kosova nuk është vend për eksperimente, prandaj s’ka vend as për ide të tilla si ato të Grupit Ndërkombëtar të Krizave. Ai ka shtuar se pas dhënies së mendimit këshillëdhënës të GJND-së, tërësisht në mbështetje të ligjshmërisë së pavarësisë, e ardhmja e Kosovës dhe e qytetarëve të saj si në veri, ashtu edhe në jug është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Dokumentin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisari.
“AKR vazhdon të mbetet e shqetësuar me aktivitetet e pakta dhe të pa ndikim të diplomacisë kosovare në prag të sesionit plenar të Asamblesë së përgjithshme të OKB”, deklaroi Gashi.
Më tej, ai shtoi se AKR mbetet e përkushtuar që të ndihmojë procesin e njohjeve dhe të legjitimimit të pavarësisë së Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.
“Përshtypja se të tjerët punojnë për ne, si duket është bërë moto e politikes qeveritare dhe ne veçanti e diplomacisë sonë. Përballë kokëfortësisë serbe për të tërhequr projekt-rezolutën e tyre, AKR ndjehet e shqetësuar që trysnia ndërkombëtare në ditët në vijim do të përqendrohet për ta modifikuar atë dhe për ta bërë të “pranueshme” për të dy palët. Lidhur më këtë, AKR ka shprehur shqetësimet e saj edhe me herët se modifikimi i projekt-rezolutës serbe nuk do ta bëjë atë shumë të pranueshme dhe aq më pak të favorshme për Kosovën. Formulimet fillestare bazike të kësaj draft-rezolute vështirë se do të ndryshohen në masën e duhur sa për të shprehur edhe interesat e Kosovës”, theksoi ne fund të deklaratës së tij nënëkryetari i AKR-së, Ibrahim Gashi.