E Shtunë, 31 Tetor 2026

Byhler: Angazhohem në ruajtjen e territorit të Kosovës

Deklarata e Byhlerit erdhi gjatë takimit prezantues me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Gjatë këtij takimi, gjenerali Byhler deklaroi se KFOR-i është përgjegjës për të gjithë territorin e Kosovës, dhe do të përkushtohet që të ofrojë siguri në tërë territorin dhe do të veprojë që të ruhet integriteti territorial i saj.

“Prioritet i KFOR-it gjatë mandatit tim do të jetë thellimi i bashkëpunimit me FSK-në. Lidhur me këtë kemi plane, që do ta avancojnë këtë proces. Sa i përket veriut të Kosovës, kam parasysh disa bisedime që do të dëshiroja t’i filloja së shpejti atje, por jam i bindur se të gjitha veprimet tona do të jenë në koordinim të plotë ndërmjet KFOR-it, institucioneve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare”, theksoi Byhler.

Ndërkohë, kryeparlamentari Krasniqi e përgëzoi komandantin e ri të KFOR-it për marrjen e detyrës së re, duke thënë se roli i KFOR-it në Kosovë ka qenë ruajtja e paqes dhe stabilitet.

Komandanti i KFOR-it, Erhar Byhler gjatë ditës së sotme është pritur pa praninë e mediave edhe nga presidenti i vendit dhe kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›