Burgaj-policisë: Merrni masa për krimet dhe aksidentet
Qëllimi i këtyre takimeve të nisura nga Burgaj, është evidentimi i përparësive, objektivave, por dhe problemeve që duhen pasur parasysh në të ardhmen nga strukturat e komisariateve të policisë, në drejtim të luftës kundër krimit dhe sigurimin e rendit dhe qetësisë.
Gjatë fjalës së tij, në komisariatet nr.1, nr.4 dhe nr.6 të Drejtorisë së Qarkut Tiranë, Burgaj vlerësoi efektivat për punën e mirë, përkushtimin e treguar dhe rezultatet e arritura për të siguruar rendin e qetësinë publike në territoret që ata mbulojnë.
Burgaj kërkoi rritjen e mëtejshme të performancës policore “në mënyrë që ndryshimet e fundit të bëra në strukturat e Policisë së Shtetit të japin një impakt më të drejtpërdrejtë tek qytetarët dhe të ndryshohet njëherë e mirë imazhi i modelit të vjetër të efektivit të policisë”.
Gjatë këtyre takimeve Burgaj kërkoi të punohej më tepër në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve si dhe në rritjen e gatishmërisë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve nga çdo punonjës policie. “Do të merren masa për hartimin e formularëve tip të kallëzimeve penale nga ana e qytetarëve, që këto kallëzime të merren kudo, qoftë edhe në rrugë nga efektivat e patrullave të përgjithshme, në mënyrë që të lehtësohet shërbimi ndaj qytetarëve për të kryer një kallëzim penal.”, u shpreh ai.
Ndërkohë në takimin e zhvilluar me efektivat e Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë, Burgaj kërkoi forcimin e mëtejshëm të punës në drejtim të parandalimit të aksidenteve si dhe rritjen e masave të sigurisë rrugore dhe të forcës goditëse me tolerancë zero ndaj shkeljeve të Kodit Rrugor, duke përdorur edhe metoda të reja për evidentimin e shkeljeve që bëhen burim aksidentesh duke marrë jetë njerëzish.