Gjashtë institucione të reja burgimi dhe paraburgimi
Vendëqëndrimet për të inkriminuarit do të ngrihen në Elbasan, Berat, Fier, Shkodër, Gjirokastër e Kukës.
Ngritja e tyre me standarde bashkëkohore do të bëhet me anë të donacioneve të Bashkimit Evropian. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra, duke i cilësuar si mjaft të rëndësishme investimet në këtë fushë, pohoi se "ato do të rrisin me shumë standardet në sistemin penitenciar".
Burgjet e reja, që do të ngrihen së shpejti, do të shërbejnë edhe për shumë të dënuar shqiptarë që transferohen nga jashtë shtetit. Vetëm vitin e kaluar u transferuan, kryesisht nga Italia, 87 të dënuar shqiptarë, të cilët aktualisht po vuajnë dënimet e marra jashtë shtetit. Sipas të dhënave zyrtare, gjithsej në vendin tonë janë 20 institucione të ekzekutimeve të vendimeve penale, me një kapacitet për 4340 persona.
Ndërkohë që zhvillimi dhe përmirësimi i standardeve dhe trajtimi sa më human i shtetasve me liri të kufizuar mbetet një nga prioritet kryesore të këtij institucioni. Vitet e fundit janë ndërtuar disa burgje dhe paraburgime të reja, të cilat kanë bërë të mundur që t'i jepet zgjidhje problemit të mbipopullimit në burgje.