E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdogan E rendesishme eshte qe Izraeli te kerkoje falje

Pika me e rendesishme eshte te kerkohet falje. Ketu nuk behet fjale per ndonje dallim ne mes njerezve dhe shteteve. Sigurisht qe ketu flitet per ndjesen ndaj Republikes se Turqise u shpreh kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ne lidhje me sulmin izraelit ndaj anijes turke Mavi Marmara.
Duke theksuar se per sa kohe shteti izraelit nuk hedh hapa para ne te kerkuarit falje dhe pageses se demshperblimit per sa i perket sulmit ndaj anijes se 31 majit askush te mos prese normalizimin e marredhenieve dypaleshe.

Pyetjes se Kemi vene re zhvillime ne marredheniet me Izraelin. Ketu kemi edhe deklaraten e nje gazete ku thuhet se Izraeli pranoi ti kerkoje falje Turqise dhe se Turqia do te ktheje ambasadorin. Si paraqitet situata Ne te njejten kohe theksohet se Izraeli nuk do te kerkoje falje ne permasa shteterore. A eshte e mjaftueshme kjo kryeministri Erdoan iu pergjigj keshtu

Ceshte e verteta une nuk jam ne dijeni te detajeve qe zoteroni ju. Fakti te cilin nenvizojme ne eshte Ne ujerat nderkombetare eshte realizuar nje sulm ndaj tre anijeve te cilat shpinin ndihma ne Gaza anije humanitare te pajisura me flamurin turk. Ky sulm ka qene sulm nga deti dhe nga ajri. Gjate gjithe ketyre fenomeneve jane tejkaluar distanca te caktuara nje nga keta hapa te rendesishem eshte dhe zbutja e embargos. Por embargoja nuk eshte hequr akoma. Per te hequr embargon duhet te krijohen kushtet.

Pika me e rendesishme eshte te kerkohet falje. Dhe ketu nuk behet fjale per ndonje dallim ne mes individeve dhe shteteve. Por sigurisht qe ketu behet fjale per te kerkuarin ndjese ndaj shtetit turk. Sepse te gjithe jane shtetasit tane. E dini qe njeri eshte nenshtetas amerikan por edhe ai eshte si nje nenshtetas i yni. Dhe nga ana tjeter kemi ceshtjen e demshperblimit.

Per sa kohe nuk hidhen hapa perpara ne kete ceshtje askush te mos prese normalizimin e situates. Kete kemi thene qe ne fillim. Per sa i perket temes tjeter tani po zhvillohen takime ne lidhje me kete teme por keta takime jane akoma te dimensioneve teknike. Nuk eshte kaluar dimensioni teknik. Nese kalohet atehere sigurisht qe ju do te njoftoheni per kete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›