E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australia SHBA fajtore per rrjedhjen e informacionit

Qeveria australiane akuzon Shtetet e Bashkuara se jane ato pergjegjese per rrjedhjen e informacioneve nga Wikileaks dhe jo zoti Assange. pergjegjesit jane Shtetet e Bashkuara deklaroi ministri i jashtem Kevin Rudd. Nderkaq policia e Melbournit ka mundur te largoje nje trume njerezish qe ishte mbledhur perpara nje shtepie ku besohej se ndodhej djali i themeluesit te eikileaks 20 vjecari Daniel Assange ndersa banesa tashme ehste nen mbikqyrje nga autoritetet. Qeveria e Australise fajesoi SHBA-ne dhe jo themeluesin e EumlikiLeaks per publikimin e paautorizuar te mbi 250 mije dokumenteve sekrete diplomatike amerikane dhe tha se ata qe fillimisht kane leshuar dokumentet nga pikepamja juridike jane pergjegjes. Sipas ministrit te jashtem australian Kevin Rud rrjedhjet ngrene ceshtjen mbi mjaftueshmerine e sigurise amerikane mbi dokumentet.
Nje dite pas arrestimit te tij ne Londer themeluesi i WikiLeaks Xhulian Asanzh ka mbrojtur faqen e tij te internetit. Ne nje editorial ne nje gazete australiane Asanzh tha se demokracite kerkojne media te fuqishme per ti bere qeverite te ndershme ndersa EumlikiLeaks ka luajtur nje rol te tille. Asanzh mohoi se publikimi i dokumenteve sekrete ka rrezikuar jete njerezish. Gjithashtu atij iu refuzua lirimi me kusht dhe vijon te mbetet ne paraburgim. Ai eshte i akuzuar ne Suedi per krime seksuale edhe pse Asanzh mohon akuzat. Nje zedhenes i WikiLeaks tha se arrestimi eshte nje sulm ndaj mediave te lira dhe u zotua se do te vazhdoje publikimi. Gjithashtu Wikileaks ka bere publike nje dokument sekret te janarit te 2007-es ku pershkruhet me me detaje se cfare ka ndodhur para dhe pas ekzekutimit me varje te ish-presidentit irakian Sadam Huesin

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›