E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKR: Qeveria, më aktive për integrimin

Partia Aleanca për Kosovën e Re i ka bërë apel qeverisë së kryeministrit Thaçi që të jetë më aktive në fushën e integrimit të vendit në strukturat evropiane.
Në një konferencë për shtyp, deputetja e AKR-së, Njomza Emini ka deklaruar se Kosovës i duhet një lobim i fortë, duke pasur parasysh aktivizimin e diplomacisë serbe kundër pavaresisë. Më tej ajo tha se qeveria e Kosovës duhet të bëjë më tepër rreth plotësimit të standardeve të nevojshme për liberalizim të vizave, duke i dhënë prioritet zbatimit të Planit të hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për këtë qëllim", ka thënë Emini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›