E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vriten dy ushtarë të NATO-s

Dy ushtarë të forcave të NATO-s në Afganistan (ISAF), njëri prej të cilëve britanik dhe disa rebelë janë vrarë në disa luftime, njoftuan forcat ndërkombëtare. Luftimet e para u zhvilluan dje në lindje të vendit, kur ushtarët e ISAF-it, të cilët po kontrollonin një shtëpi, janë sulmuar me armë të lehta dhe me hedhje raketash nga rebelët.
Forca tjetër ndërkombëtare në vend, koalicioni nën komandën amerikane njoftoi se kishte vrarë dhjetra rebelë në një tjetër incident të ndodhur dje në provincën Nangarhar
Rebelët kishin sulmuar trupat ndërkombëtare dhe ato afgane, ndërkohë që ata po kryenin operacioneve kundër grupeve organizatore të atentateve kamikaze në rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›