Zelaya rikthehet në Honduras për pak kohë
Presidenti i rrëzuar i Hondurasit Manuel Zelaya është rikthyer në Nikaragua vetëm pas qëndrimit disa minutësh në vendin kur kaloi kufirin. Policia ka lëshuar gazin lotsjellës ndaj mbështetësve të cilët kishin dalë për ta pritur. Autoritetet të cilat e rrëzuan në 28 qershor kishin deklaruar se nëse ai rikthehej do të arrestohej.
I shoqëruar nga disa gazetarë ka ngritur mbi kokë zinxhirin që shënon kufirin midis Nikaraguas dhe Hondurasit në qytezen e Las Manos, pasi ka kryer një intervistë nëpërmjet celularit, ai është kthyer sërish mbrapsht.
Negociatat mes Zelayas dhe qeverisë së Roberto Michelletit të iniciuara nga Presidenti i Kosta Rikas dështuan pasi Micheletti refuzoi rikthimin në Honduras të Zelayas i cili u dëbua në 28 qershor.
Michelleti në një intervistë për një gazetë kilene i kishte kërkuar Zeyas që të mos kryente gjeste provokative të cilat mund të çonin në një dhunë dhe e kishte paralajmëruar se nëse do të rikthehej do të arrestohej.
Shkaku i krizës ishte një vendim i Zelayës, mandati i të cilit skadon në janar të 2010-ës, për të thittur një referendum për Asamblene Kushtetuese me objektivin reformën me të cilën ai mund të rizgjidhej. Parlamenti nuk e aprovoi duke e cilësuar një veprim ilegal ndërsa komuniteti ndërkombetar e ka dënuar grushtin e shtetit.