E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania, trupa shtesë në Afganistan

Britania e Madhe po përgatit dërgimin e 125 trupave në Afganistan për të zëvendësuar ushtarët e humbur gjatë luftimeve të ashpra me rebelët talebanë, deklaroi Ministria britanike e Mbrojtes.
Rreth 19 trupa britanike kanë humbur jetën në Afganistan këtë muaj, një nga bilancet më të rënda mujore që nga hyrja e trupave ndëkombëtare në këtë vend në vitin 2001, gjatë operacioneve të rëndësishme kundër talebanëve në provincën jugore Helmand.
Shtimi i numrit të të vdekurve ka shtuar dyshimet në Britani nëse ka trupa mjaftueshme për kryerjen me sukses të operacioneve, nëse janë të pajisur në mënyrën e duhur dhe nëse duhet të jenë në Afganistan apo jo. Ministria e Mbrojtes nuk publikoi të dhëna për numrin e trupave të plagosur në Afganistan këtë muaj.
Sekretari i Mbrojtjes, Bob Ainsëorth deklaroi se "125 trupa shërbimi do të dislokohen në Afganistan për të përforcuar operacionet."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›