E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e 5-vjeçarit, Gjykata e Korçës liron mjekun

Gjykatësja, Ariola Kristo, vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për mjekun Julian Mato, i cili tashmë do të ndiqet në gjendje të lirë nga prokuroria e rrethit për veprën penale “mjekim i pakujdesshëm”. Sipas avokatit  mbrojtës, të mjekut, Nevzat Tarelli, trupi gjykues ka vlerësuar si rrethanë lehtësuese faktin se në spital nuk janë ndodhur serume antivipera në momentin kur mbërriti për ndihmë fëmija 5 vjeçar, i kafshuar nga gjarpri.

Në Gjykatën e Korçës pritet të zhvillohen sot seancat gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë edhe për tre inferimerët e spitalit të qytetit, të ndaluar për të njëjtin rast. Mjeku dhe tre infermierët u ndaluan pas pretendimeve të familjarëve të fëmijës 5 vjeçar për neglizhencë të stafit që trajtoi këtë rast urgjence në dhënien e një serumi kundër helmit të gjarprit.

Ndërkohë edhe Urdhëri i Mjekut në Korçë ka shqyrtuar vdekjen e 5 vjeçarit, që mendohet se nuk i është dhënë ndihma mjekësore në kohën e duhur dhe me medikamentin e nevojshëm. Mesditën e 18 korrikut i mituri Viktor Balliu, banues në fshatin Leminot të rrethit të Korçës, së bashku me të afërmit e tij po shkonte për t'u larë në rezervuarin e fshatit, por duke kaluar përmes një are të mbjelllë me jonxhë u kafshua nga gjarpri. Fëmija u trasportua menjeherë në spitalin e Korçës, ku mjekët vendosën dërgimin e tij në Tiranë.

5-vjeçari, sipas burimeve, humbi jetën gjatë rrugës për në spitalin e kryeqytetit. Mësohet se i mituri kishte dëmtime në formë gërvishtjesh me gjatësi 0.1 mm në pjesën e kurrizit të këmbës së majtë, shenjë karakteristike e kafshimit të gjarpërit helmues.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›