Pako të volitshme turistike për pushuesit

Agjencitë turistike edhe gjatë këtij sezoni veror iu ofrojnë pushuesve pako të volitshme për xhepin e tyre, ndërsa ofrojnë edhe lirim në çmime deri në 30 për qind. Përfaqësuesit e agjencive kanë thënë për Kosovapress se për dallim nga vitet e tjera, ofertat turistike janë më të pasura dhe se përveç Turqisë, për të cilën ka më së shumti interesim, risi këtë sezon janë edhe ofertat për disa pika turistike në Spanjë.
Në prag të fillimit të sezonit turistik agjencitë turistike kanë kryer të gjitha përgatitjet për këtë sezon, ndërsa fluturimet e para për pushuesit kosovarë në Turqi dhe destinacione tjera do të fillojnë nga data 1 qershor.
Sipas përfaqësuesve të këtyre agjencive sivjet ofrohen oferta shumë të volitshme për xhepin e pushuesit kosovarë, për të kaluar një pushim të rehatshëm në pikat turistike të cilat ai dëshiron.
Mërgime Hajdini nga “Fibula Travel”, një agjenci me përvojë që ofron fluturime “charter”, thekson se ofrojnë kushte dhe komoditet jashtëzakonisht të lartë.
Sipas saj, edhe këtë vit “Fibula” ofron udhëtime individuale, grupore për cilindo destinacion që klientët dëshirojnë, ndërsa fluturimet e para do të nisin më 1 qershor për në Turqi.
“ “Fibula” si çdo vit tjetër, edhe këtë vit është përgatitur shumë herët dhe sezonin e presim të përgatitur. Më 1 qershor fillojmë fluturimin e parë për në Antalia të Turqisë. Kemi aranzhime prej Shkupit, për Egjipt, Tunizi, Spanjë dhe Bullgari. Kemi dy herë fluturime në javë, ditën e martë dhe premte, dhe në rast se është numri i madh i pushuesve, atëherë mund të aranzhojmë edhe një ditë tjetër”, ka thënë Hajdini.
Për sa i përket çmimeve të ofertave për pushues që ofron kjo agjenci, Hajdini thekson se “Fibula” ka pasur lirime të çmimeve prej 30 për qind deri më 30 prill, afat ky që ndërkohë është duke vazhduar dhe do të përfundojë më 30 maj.
Oferta për lirimin e çmimeve të pakove turistike ka ndikuar në shtimin e interesimit të pushuesve që kanë aranzhuar pushimet përmes agjencisë “Fibula”, ku sipas Hajdinit shumica e pushuesve janë të interesuar për të kaluar pushimet në Antalia.
Ajo thekson se në ofertat e kësaj agjencie përfshihet edhe pushimi falas për fëmijët deri në moshën 15-vjeçare, ndërsa një përparësi tjetër për pushuesit është se “Fibula”, sikurse në vitet e kaluara, iu ofron përkrahje pushuesve deri në fund të pushimit dhe kthimit të tyre ne Prishtinë.
Edhe agjencia “Veneta Travel” këtë sezon ka oferta të mirë për pushuesit. Pronari i kompanisë, Ilaz Beqiri, ka thënë për Kosovapress se interesimi për të aranzhuar pushime përmes kësaj kompanie është shumë i madh, duke iu falënderuar ofertave të volitshme që ajo ofron.
Në kuadër të aranzhimeve që ofron “Veneta Travel”, sipas pronarit të saj, hyn komplet pakoja, bileta, hoteli. Ai thekson se fillojnë fluturimet e me datën 1 qershor.
Ai ka thënë se ky vit dallon pasi që ofertat turistike janë më të pasura, ndërsa dominon paketa turistike për Turqi, për ku kanë tre operatorë, të cilët kanë organizuar qendrat e fluturimet e veta për Antalia.
Pos Turqisë, ku çmimet janë tejet të volitshme, Beqiri thekson se risi tjetër janë aranzhimet turistike për në Spanjë, si në zonën e Barcelonës, Lore De Majorka, Lore Dellsor dhe Majorka, ndërsa risi tjetër e veçante është edhe fluturimi direkt në Sicili.
Gjithashtu përveç këtyre vendeve, një ofertë tjetër turistike është edhe Egjipti si vend tërheqës për turistët, ku edhe në këtë vit çmimet do të jenë do të volitshme.
“Për një pushim dhjetëditësh, agjencia ofron oferta të cilat ndryshojnë varësisht prej shërbimit të hoteleve me 4 apo 5 yje. Çmimet janë nga 299 euro e tutje, 350, 400, rreth 500 dhe sigurisht që ka edhe më të shtrenjta në sezonin korrik dhe gusht. Aranzhimet në Spanjë janë më të lira se sa në Turqi, por mund të thuhet lirisht se edhe për Itali çmimet janë jashtëzakonisht të përshtatshme”, ka thënë ai. /kosovapress/