E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, mot i keq, bien blerjet për festa

Sikur të mos mjaftonte kriza ekonomike, Shtetet e Bashkuara janë goditur edhe nga kushtet e këqija atmosferike. Një situatë e tillë ka penalizuar edhe blerjet që bëhen tradicionalisht me rastin e festave të fundvitit. Temperaturat polare që po regjistrohen vecanërisht në veri dhe veri-lindje të vendit, po bëjnë që amerikanët tu largohen pazareve të festive. Në New York temperatura ka arritur në - 23 gradë, ndërsa në Chikago në - 34 gradë. Stacioni meteorologjik kombëtar ka paralajmëruar për situata emergjence në veri lindje dhe ekipet e shpëtimit janë në gatishmëri. Ky mot tejet i ftohtë ka dëmtuar edhe ekonominë, pasi shumë nga dyqanet dhe qendrat me të medha tregëtare kanë regjistruar rënie të medha të shitjeve në këtë periudhë. Hapësira të mëdha janë mbuluar me dëborë duke krijuar probleme më energjinë elektrike në disa zona të shteteve të bashkuara të amerikës. Një shtresë krejtësisht e bardhë ka mbuluar Buffalon, por përvec pamjes së mrekullueshme për syrin, sasia e madhe e dëborës ka bërë që të ndalet trafiku dhe te bllokohen disa rrugë të vendit. Shumë njerëz kanë nisur punën për të zhbllokimin e ambienteve pranë shtëpive të tyre por edhe në rrugët kryesore. Edhe në Newington, e në New Hampshire, ka patur reshje te dendura dëbore, madje shumë çati janë shembur si pasojë e peshës së madhe nga bora. Temperature të ulëta janë regjistruar edhe në Chikago, Illinois, në në Marysville, në Maine e shumë shtete e qytete të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›