E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: EULEX të zërë vendin e UNMIK-ut

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se administrata ndërkombëtare në Kosovë nuk mund të pretendojë më të ketë autoritet në shtetin më të ri të Evropës.Duke folur në një intervistë për VOA, Sejdiu është shprehur së tashmë ka ardhur koha që UNMIK t'ia lerë vendin misionit evropian EULEX-it. "EULEX ka si mision zëvendësimin e UNMIK-ut, i cili nuk duhet të pretendojë më të ketë autoritet", ka pohuar Sjediu, sipas të cilit Kosova ka hyrë në një realitet të ri, që duhet ta kuptojë edhe Ban Ki Moon. "Rezoluta 1244 nuk ka qenë dokument kundër pavarësisë. Ajo ka pasur si detyrë krijimin e një situatë reale. Edhe sekretari i përgjithshëm e di se Kosova ka hyrë në një realitet të ri, sovrane dhe e pavarur", ka nënvizuar Sejdiu. Më tej kreu i shtetit kosovar është shprehur se është i gatshëm të bisedojë me Beogradin për çështje me interes të përbashkët, por ka theksuar se nuk do të bëjë kurrë pazare për Mitrovicën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›