E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai: Të koordinohet vendosja e trupave

Presidenti afgan Hamid Karzai i bëri thirrje zyrtarit ushtarak më të lartë amerikan, Shefit të Shtabit të Bashkuar, që të koordinojë më mirë punën me qeverinë e tij, lidhur me vendosjen e rreth 30 mijë trupave të reja amerikane në Afganistan. Zyra e Karzait publikoi të hënën një deklaratë nëpërmjet së cilës thuhej se karzai I kishte bërë thirrje admiralit Mike Myllen që po viziton Afganistanin, se duhet të konsultohet me qeverinë afgane lidhur me vendin se ku do të dislokohen trupat dhe për llojin e operacioneve që ato do të ndërmarrin. Po të hënën, Pentagoni konfirmoi se SHBA-ja do të dërgojë një brigadë luftarake aviacioni në Afgansitan për të mbështetur rreth 30 mijë trupa tokësore. Admirali Myllen njoftoi të shtunën për dërgimin e trupave, duke thënë se ato do të dislokohen nga mesi i viti tjetër, duke e dyfishuar kështu praninë ushtarake amerikane në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›