AKR-ja: Mbetemi besnikë të koalicionit

Aleanca Kosova e Re ka zbutur qëndrim lidhur me “kërcënimin”, se do të dal nga koalicioni me PDK-në, nëse në këtë rast Behgjet Pacolli nuk zgjidhet president, ashtu siç parashikon marrëveshja. Pas një mbledhje të gjatë të krerëve të saj, ushtruesi i detyrës së kryetarit Ibrahim Makolli ka numëruar tre kushtet e kësaj partie:
1. AKR mbështet koalicionin në të gjitha pikat dhe kërkon zbatimin e plotë të marrëveshjes
2. Vetëm Pacolli dhe askush tjetër duhet të jetë president
3. Opozita duhet të jetë konstruktive
Makolli theksoi se AKR po ashtu mbetet e vendosur se nëse këto kushte nuk ndodhin atëherë AKR-ja do të rishikoj marrëveshjen me PDK-në, por nuk ishte në gjendje të thotë përfundimisht nëse do të dal nga koalicioni