E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Barak Obama ne rrugen drejt mandatit te dyte presidencial

Presidenti Barak Obama ka njoftuar zyrtarisht se ai po kerkon nje mandat tjeter katervjecar. Sic na njeh materiali ne vazhim njoftimi i presidentit per fillimin e fushates elektorale vjen nderkohe qe zoti Obama perballet me ceshtje mjaft te rendesishme amerikane dhe nderkombetare perfshire perpjekjet per te pershpejtuar rimekembjen e ekonomise amerikane.

Njoftimi u be permes nje mesazhi me video ne YouTube dhe nje mesazhi me email ndaj perkrahesve ku presidenti Obama konfirmon se po paraqet dokumentet qe kerkohen nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve per te filluar te kerkoje donacione per fushaten e tij per vitin 2012.

Ai tha se administrata e tij dhe ata qe e perkrahin ate jane ne nje beteje per te mbrojtur arritjet e bera deri tani. Ai thasynon te mbroje se mbetet i fokusuar per te realizuar punen per te cilen me zgjodhet ju por tha se puna per hedhjen e themeleve per fushaten e tij duhet te fillonte.

Ne video duket qarte se ne asnje segment te saj presidenti nuk duket se po ben ndonje deklerate zyrtare rreth kandidatures se tij per nje mandat tjeter apo politikat e tij.

Ne te kunder videoja permban thenie nga amerikanet qe e mbeshteten presidentin ne vitin 2008 qe shpjegojne se pse ata besojne se eshte e rendesishme qe ai te rizgjidhet vitin qe vjen.

Nje senator humbes per te cilin askush nuk mendonte se do te kishte ndonje shans dhe tani ai eshte president. Pashe nje njeri energjetik dhe shpresoj te perdore kete energji per vendin. Edhe pse atehere nuk votova e kam ditur se nje dite do te jem ne gjendje te ndihmoj ne rizgjedhjen e tij dhe kete gje kam ne plan te bej.

Komitetit Kombetar Republikan publikoi reagimin e tij me video duke sulmuar zotin Obama ne politikat e tij ekonomike.

Je i qete dhe i vetepermbajtur. Gjithmone ke arritur cfare ke dashur. Por a ishte ndonjehere ajo qe ne deshironim Ne duam pune kemi nevoje per udheheqje dhe ende ti nuk ben gje nderkohe qe shtohet deficiti te cilin ne se perballojme dot.

Anketat e javeve te fundit te opinionit publik tregojne se po bie mbeshtetja ndaj punes se presidentit kryesisht pas nje rritje te vogel pas kompromisit qe ai beri me republikanet mbi ceshtjen e taksave nga fundi i vitit te kaluar.

Disa anketa te koheve te fundit tregojne nje mbeshtetje prej 50 dhe 53 perqindesh. Nje ankete e fundit nga Washington Post dhe ABC News tregon nje miratim prej 51 perqind per punen e presidentit. Nje ankete tjeter nga Gallup tregon nje numer te barabarte amerikanesh qe e mbeshtesin dhe kundershtojne punen e tij.

Sikurse ne vitin 2008 fushata e rizgjedhjes se zotit Obama nuk do te pranoje fonde nga qeveria federale. Kjo i jep atij fleksibilitetin qe te grumbulloje madje shuma me te medha sesa ajo prej 780 milion dollaresh qe mblodhi ne 2008 ku shume analiste politike parashikojne se atij mund ti duhen 1 miliard dollare per fushaten e vitit 2012.

Ne nje konference shtypi ne Shtepine e Bardhe zedhenesi Jay Carney sugjeroi qe gazetaret te mos arrijne ne konkluzione sesa intensivisht do te perfshihet zoti Obama ne fazat e hershme te fushates.

Zoti Carney tha se presidenti mbetet i fokusuar ne problemet qe ndeshin amerikane dhe ekonomia amerikane.

Ai e ka ndertuar ose po nderton kete strukture qe po fillon ne ikago pikerisht ose pjeserisht qe ta lejoje ate te perqendrohet ne punen qe ai duhet te beje nga Shtepia e Bardhe per popullin amerikan dhe ai ka shume pune per te bere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›