E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konservatoret franceze debatojne sot rolin e fese

Partia UMP qe qeverise Francen e quan ate nje debat mbi fene dhe laicitetin. Por shume njerez ketu e shohin ate si debat mbi fene islame nje debat qe ka percare thelle popullin francez madje para se te fillonte. Biles edhe kryeministri francez Francois Fillon eshte distancuar duke e bere te ditur se ai nuk do te marre pjese ne tryezen e rrumbullaket qe i fillon sot punimet ne Paris.

Duke folur para mbeshtetesve ne qyetetin jugor Marseille te shtunen Sekretari i Pergjithshem i partise UMP Jean Francois Cope i cili drejton debatin e cilesoi ate si nje perpjekje per ti dhene ceshtjes dimensione intelektuale dhe filozofike.

Zoti Cope thote se tryeza e rrumbullaket do te perfshije propozime mbi krijimin e nje ligji mbi laicitetin dhe lirine fetare. Rregullat mbi laicitetin duhet te respektohen thote ai rregullat ne klase ne sporte dhe spitale.

Por kritiket argumentojne se kjo vetem sa shton tensionet egzistuese rreth fese islame feja e dyte me e madhe ne France. Permes nje deklerate te perbashket udheheqesit protestan mysliman ortodoks hebre dhe budiste thane javen e kaluar se debati thjeshte do te shtonte konfuzionin gjate nje periudhe tashme te trazuar qe po perjeton Franca.

Pjestaret e opozites politike thone se debati eshte nje perpjekje e maskuar lehte nga partia e qendres se djathte e presidentit Nicolas Sarkozy per te fituar perkrahjen e te djathteve nje vit para zgjedhjeve presidenciale.

Gjate nje interviste te koheve te fundit me radion France-Info kryebashkiaku i Parisit Bertrand Delanoe anetar i Partise Socialiste ne opozite tha se gjithcka ishte e gabuar mbi debatin per laicitetin.

Zoti Delanoe tha se tema e debatit nuk kishte synim te ndihmonte Francen te ece perpara duke ndare vendin para fushates presidenciale. Ai tha se kjo e ka perforcuar kauzen e partise se ekstremit te djathte Fronti Kombetar e cila pati suksese te mira ne zgjedhjet lokale.

Debati eshte gjithashtu sensitiv sepse ndodh vetem pak jave para se te futet ne zbatim nje ligj qe ndalon mbulimin e fytyres.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›