NASA shtyn fluturimin e ardhshem ne hapesire deri me 29 prill

Agjencia amerikane e hapesires NASA shtyu fluturimin e ardhshem ne hapesire deri me 29 prill per shkak te nje perplasjeje me planet e Rusise per te derguar nje anije me furnizime ne Stacionin nderkombetar te Hapesires.
Anija e hapesires Endeavour e cila do te kryeje misionin e saj te fundit ishte fillimisht ne plan te nisej me 19 prill.
NASA e njoftoi shtyrjen sot pas keshillimeve me homologet ruse dhe kolege te tjere ne stacionin e hapesires. Rusia nuk donte te shtynte fluturimin e anijes se saj ne bordin e se ciles do te jete nje eksperiment biologjik.
Misioni i 29 prillit i anijes Endeavour do te kryesohet nga Mark Kelly bashkeshorti i anetares se Kongresit nga Arizona Gabrielle Giffords e cila u plagos ne koke gjate nje mitingu me elektoratin ne fillim te janarit.
Gjate misionit zoti Kelly dhe ekipi i tij do te cojne ne hapesire pajisje te nevojshme per funksionimin e Stacionit Nderkombertar te Hapesires.
Endeavour eshte anije me e re ne programin e hapesires. Ajo zevendesoi anijen Challenger e cila shpertheu pak pas nisjes ne janar te vitit 1986. Shtetet e Bashkuara do ti japin fund kete vit programit te fluturimeve ne hapesire me misionin e anijes Atlantis ne plan per te shkuar ne hapesire kete vere.