E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKR-ja ripërtërin Kryesinë

Këshilli Drejtues i Aleancës Kosova e Re (AKR) ka votuar Kryesinë e re të partisë prej 49 anëtarësh.

Lista me emrat e anëtarët u propozua nga kryetari Behgjet Pacolli. Në të janë përfshirë edhe ish-kandidatët për kryetarë të komunave, të cilët kanë treguar se kanë një mbështetje të madhe të elektoratit në komunat e tyre.

Lista e Kryesisë së re të AKR-së: Behgjet Pacolli, Mimoza Kusari-Lila, Ibrahim Makolli, Ibrahim Gashi, Avdi Smajljaj, Gëzim Mehmeti, Rita Hajzeraj, Esat Brajshori, Heset Cakolli, Myzejene Selmani, Suzana Novoberdaliu, Njomza Emini, Selim Pacolli, Fadil Maloku, Muhamet Kelmendi, Abduselami Shkodra, Arbër Geci, Banush Bytyçi, Myrvete Llalloshi, Burim Basha, Basri Lushtaku, Eset Beka, Nazlie Balaj, Ramadan Hasani, Shpend Kallaba, Sulltone Murati, Vjollca Sylejmani, Vegim Gashi, Mahmut Lila, Naim Ferati, Ramadan Basha, Rexhep Oruqi, Rashit Maliqi, Adriatik Beqa, Afrim Loku, Arif Krasniqi, kryetari i Forumit te Pensionistëve, kryetari i Forumi të Gruas, kryetari i Forumit Rinor, Shefki Abdullahu, Mentor Zaplluzha, Fatime Hajdari, Emin Gerbeshi, Ibrahim Balaj, Omer Daku, Fatmir Sopi, Naser Troni.

AKR-ja do të ketë një zëvendëspresident dhe tre nënpresidentë, thuhet në një njoftim të Zyrës së Informacionit të AKR-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›