E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër nis minisamiti ballkanik

Zyra e Presidentit të Kosovës ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e liderëve të shteteve të rajonit, të cilët do të marrin pjesë në Samitin e Presidentëve, i cili mbahet në Prevallë të Prizrenit, nga 25 deri më 27 qershor.

Xhavit Beqiri, zëdhënës i Presidencës, ka konfirmuar se janë ftuar presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi; ai i Maqedonisë, Georgy Ivanov dhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq. Ata tashme e kane konfirmuar pjesëmarrjen. Ndërkohë presidentit serb, Tadiç, nuk i është dërguar fare ftesë.

Në kë minisamit, sikurse edhe në takimet e ngjashme të mëhershme, temë kryesore do të jetë bashkëpunimi ndër-rajonal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›