E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKR nuk kushtëzon partnerin e koalicionit për emrat e ministrave

Aleanca Kosova e Re nuk është në gjendje, madje as e interesuar të kushtëzojë partnerin e koalicionit për emrat e ministrave që ai ose ata ofrojnë. Kështu ka deklaruar nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Gashi, pas prononcimit të Mimoza Kusari-Lilës se nuk do të jetë “në një qeveri, ku do të ishte edhe zoti Limaj”.
 

“Çështja e koalicionit ende nuk është diskutuar në strukturat e partisë. Ka qenë vetëm një takim i presidentit Pacolli dhe kryeministrit në dorëheqje Thaci, në të cilin është biseduar për procesin zgjedhor dhe bashkëpunimin e mëtejmë. AKR shumë shpejtë do të mbajë një mbledhje të Kryesisë ku do të diskutohet çështja e koalicioneve, natyrisht pas certifikimit të rezultateve”, ka thënë Gashi.
 

Ai ka pohuar se secili nga partneret e koalicionit vendos për emrat që i propozon për ministra dhe garanton për kredencialet e tyre morale dhe profesionale, ndërsa ka shtuar se AKR do të bëjë nominimin e kandidatëve për poste ministeriale që janë në nivel ne çdo aspekt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›