E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziqet nga dobesimi i mureve te aortes

Shoqata Amerikane e Zemres njofton se numri i vdekjeve nga semundjet qe ndikojne enet e gjakut te zemres ka rene thuajse 30per qind qe nga viti 1990. Por semundjet e zemres mbeten ende nje vrases kryesor ne Shtetet e Bashkuara. Nje semundje e tille i mori jeten diplomatit Richard Hollbruk i cili vdiq nga nje carje ne aorte me 13 dhjetor.

Aorta eshte arteria me e madhe ne trup. Ajo kalon nga zemra ne bark dhe transporton gjakun ne organet dhe ne arteriet e tjera. Arteriet e shendetshme jane te qeta dhe elastike por kur nje arterie dobesohet gjaku qe rrjedh ne te mund te shkaktoje flluska. Ne qofte se nje flluske e tille cahet shanset e mbijeteses jane te pakta. Simptomat jane pak. Madje edhe me nje trajtim te menjehershem mjekesor vetem nje perqindje te vogel e pacienteve mbijetojne.

Nje nga faktoret e rrezikut eshte mosha. Dr Richard Rubin eshte kardiolog ne spitalin Sibley ne Uashington. Ai thote se ndersa njeriu plaket aorta behet me e brishte. Forca si presioni i larte i gjakut dhe pllakezat sklerotike mund te dobesojne muret e aortes duke e bere ate me delikate e gati per tu care a keputur. Faktore te tjere rreziku jane ngritja e peshave te renda apo shperthim i papritur i energjise.

Dr. Ricard Rubin thote se vecanerisht e rrezikshme eshte rritja e papritur e presionit per shembull kur nje njeri eshte duke pastruar boren me vrull ose duke levizur a ngritur mobilje. Kjo mund te shkaktoje rritje te papritur te presionit te gjakut qeperplaset vrullshem ne murin e aortes.

Aneurizma mund te zbulohet nga rrezet X EKG MRI rezonance magnetike ose CT scan. Kjo eshte menyra sesi mjeku zbuloi dy vjet me pare se Kevin Healey kishte aneurizem. Ai krey nje EKG dhe vuri re parregullsi ne madhesine e zemres. Kjo e shtyu mjekun te kerkonte kryerjen e nje CT scan dhe gjeti aneurizmen ne aorte.

Mjeket e riparuan aneurizmen por Dr. Rubin shpjegon se kur aneurizma shperthen gjendja behet shume e rrezikeshme per jeten.

Kur kjo ndodh vellimi i gjakut derdhet ne zgavren e kraharorit ose zgavren e barkut dhe kjo eshte nje urgjence mjekesore. Gjaku del jashte aortes tensioni i gjakut bie dhe te gjitha organet jetike te trupit nuk marrin sasine e duhur te gjakut.

Mjeket mund ta heqin aneurizmen me operacion duke e zevendesuar me nje membrane arterie ose pjese artificiale Disa mjeke australiane kane shpikur nje menyre per te riparuar nje aneurizem. Dr. Tony Grabs e kryen kete procedure ne Spitalin St. Vincents ne Sydney.

Permiresimet teknologjike thote ai bejne te mundur qe operacioni te kryhet vetem duke bere dy carje te lehta ne krah per te arritur tek arteriet.

Ndersa mosha mund te jete nje faktor per aneurizem mjeket thone se kolesteroli presioni i gjakut dhe pesha trupore brenda kufijve normale mund te ndihmojne per te mbajtur aorten te shendeteshme dhe per te zvogeluar gjasat per nje aneurizem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›