Asnjë shqiptar nuk fitoi çmimin për gazetari dhe publicistikë

Asnjë kandidat shqiptar nuk fitoi çmimin shtetëror në gazetari dhe publicistikë “Mito Haxhi Vasilev- Jasmin”.
Bordi për ndarjen e këtij çmimi për publicistikë i eshte dhene publicistit Mr.Viktor Gaber, ndërsa çmimi për gazetari i`u dha gazetares Sllobodanka Jovanovska.
Dy vitet e fundit ky çmim i`u nda edhe personaliteteve shqiptare të gazetarisë dhe publicistikës, ndërsa këtë vit nuk u nominua dhe nuk i`u nda çmimi asnjë personaliteti shqiptar.
Në bordin për ndarjen e këtyre çmimeve janë të zgjedhur edhe anëtarë shqiptarë të votuar nga Parlamenti.
Në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi në Parlamentin e Maqedonisë kanë marrë pjesë personalitete të njohura publike dhe politike.