E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKSH-ja e gatshme të ndihmojë Kosovën

 

Zëdhënësi i Armatës Kombëtare Shqiptare Gafurr Adili ka deklaruar sot se AKSH-ja është e gatshme të ndihmojë autoritetet kosovare të dëbojë bandat serbe nga veriu i Kosovës. Megjithatë ai është shprehur se kjo gjë do të bëhet vetëm kur ta kërkojnë institucionet shtetërore të Kosovës. Adili tha: "AKSh-ja nuk do të ndërmarrë asnjë veprim për të larguar bandat kriminale nga veriu i Kosovës nëse nuk do t'ia kërkojnë institucionet vendore. Megjithatë ne jemi në pritje të kësaj kërkese".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›