Shkodër- mbytet në kanal një 2-vjeçar
Jeta e tij është ndërprerë pa nisur ende mirë. Kjo është historia e 2-vjeçarit nga Mjeda e Shkodrës që humbi jetën duke luftuar me ujin.
Ai ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Mjedë në Shkodër, pak metra larg kanalit ujitës. Më pas vogëlushi është shkëputur për të shkuar matanë urës së kanalit ku ndodhej një motor lodër. Fëmija është penguar dhe ka rënë në ujë duke u mbytur. Rrjedha e ujit e ka marrë me vete 2-vjeçarin emri i të cilit nuk bëhet i ditur dhe e ka çuar në në tjetër urë më të madhe, ku është gjetur nga fqinjët e familjes. Këta të fundit e kanë nxjerrë nga uji dhe kanë njoftuar babain Ilir Bujarin, i cili së bashku me bashkëshorten kanë qenë duke e kërkuar fëmijën në urën tjetër. Ai është transportuar menjëherë në spital, por ka humbur jetën gjatë rrugës.