Kakavijë- drogë nga Shqipëria drejt Athinës
Forcat e policisë në pikën kufitare në Kakavijë kanë bërë të mundur kapjen e një sasie droge në një automjet tip Tojota. Shtetasi Aleksandro Zeitinidis, i lindur në Kazakistan por banues në Athinë, të Greqisë e kishte fshehur lëndën narkotike në tapicerinë e makinës. Ai udhëtonte nga Tirana drejt Athinës.
Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në makinën e tij ka identifikuar sa më sipër. Deri tani nuk dihet se si ai ka rënë në zotërim të kësaj sasie dhe se kush fshihet tjetër pas këtij trafiku.
E.B