E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd, shpërthim zjarri

 

14 zjarrfikës janë dërguar menjëherë ne spital pas një shpërthimi te fuqishëm zjarri ne Beograd te Serbisë. Lajmi është bere i ditur nga agjencia e lajmeve AFP e cila shprehet se nga te dhënat e para mësohet se shpërthimi ka ndodhur ne nje magazine pesticidesh. Ndërkohë gjendja shëndetësore e te plagosurve mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmitareve flaket e zjarrit kane qene te mëdha ndërsa substancat kimike janë djegur te gjitha ne fabrikën e Galenikes e cila ndodhet 16 kilometra nga Beogradi. Ndërkaq autoritet po punojnë për te gjetur shkaqet qe kane çuar ne shpërthimin e substancave kimike ne këtë fabrike. E.D

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›