AKT NORMATIV PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.10 130, DATË 11.5.2009 “PËR FONDIN SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT”
AKT NORMATIV
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.10 130, DATË 11.5.2009 “PËR FONDIN SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Neni 1
Nënndarja “i”, e shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr. 10130, datë 11.5.2009, “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“i) kryetari i këshillit drejtues të FSHZH-së përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.” .
Neni 2
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “ Fletore zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
30/09/2009