AKT NORMATIV PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9880, DATË 25.2.2008, “PËR NENSHKRIMIN ELEKTRONIK”
AKT NORMATIV
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9880, DATË 25.2.2008, “PËR NENSHKRIMIN ELEKTRONIK”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Neni 1
Në pikën 2, të nenit 10, të ligjit nr.9880, datë 25.2.2008, “Për nëshkrimin elektronik”, fjalët “... të ministrit, që mbulon punët e brendshme.” zëvendësohen me “... të ministrit përgjegjës të fushës, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
30/09/2009