AK:Të zgjidhet një president për shqiptarët

Vetëm një ditë para votimit për zgjedhjen e presidentit Aleanca “Kuq e Zi” bën apel që të zgjidhet një president për shqiptarët.
Sipas përfaqësueses së AK-së Lumturi Ratkoceri, raundet e votimit ishin vetëm një farsë e radhës e organizuar prej Berishës-Ramës dhe Metës.
Aleanca “Kuq e Zi” deklaron se politika shqiptare nuk e njeh fjalën konsensus por mendon vetëm për vete.
“Rruga drejt BE-së e cënuar nga politika që bën luftë për karrigen e radhës së pushtetit” thekson më tej AK-ja.