E Diel, 1 Nëntor 2026

134-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Topi kombi shqiptar i orientuar drejt integrimit

Kreu i shtetit, Bamir Topi

Kreu i shtetit, Bamir Topi, përshëndet 134-vjetorin e mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit.

Topi tha se, dita e sotme, e cila shënon 134-vjetorin e mbajtjes së Lidhjes historike të Prizrenit, ne e përkujtojnë me krenari këtë datë të lavdishme, e cila përcaktoi në mënyrë të qartë bashkimin e ideve e përpjekjeve për çlirim dhe mëvetësi si dhe të ardhmen e kombit tonë.

Historia shumëshekullore e mbarë popullit shqiptar ka qenë e tejmbushur dhe e karakterizur nga një kalvar i pafund sakrificash, luftërash dhe aspiratash, por Lidhja e Prizrenit, ashtu si dikur Besëlidhja e Lezhës në kohën e lavdishme të Skënderbeut, shënoi një nga pikat më kulmore të ekzistencës moderne të kombit tonë me një bashkim idesh, përpjekjesh dhe veprimesh të bashkërenduara për liri dhe bashkim, shprehet presidenti Topi.

Kreu i shtetit tha se, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në një kohë kur shqiptarët si komb, në shtete të ndryshme të rajonit, ku fati i hidhur i historisë i detyroi të jetojnë të ndarë nga trungu i vendit amë, janë të orientuar drejt integrimit me dinjitetet dhe me vlerat tona të spikatura në strukturat euro-atlantike, dëshiroj tju uroj gëzuar 134-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit!

Sot, kur Shqipëria është anëtare e Aleancës më të madhe të paqes dhe sigurisë në botë dhe synon ti bashkangjitet familjes së madhe evropiane, kur Kosova është një shtet i pavarur, sovran dhe demokratik dhe kur faktori shqiptar në Ballkan vazhdon të luajë rolin e vet vendimtar e moderator në shërbim të paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë, dëshiroj të vë në dukje gjithashtu se bashkimi ynë kombëtar, ashtu siç e dëshiruan stërgjyshërit tanë atdhetarë në Prizren para 134 vjetësh, do të ndodhë në Bruksel, në qendrën administrative të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ka theksuar presidenti Topi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›