Aleanca Kuq e Zi: Të zgjidhet një president për shqiptarët

Aleanca Kuq e Zi
Aleanca Kuq e Zi i ka bërë apel forcave politike që të zgjidhet një president për shqiptarët.
Apeli i Aleancës ka ardhur një ditë para votimit për zgjedhjen e presidentit.
Përfaqësuesja e AK-së, Lumturi Ratkoceri, tha se, raundet e votimit ishin vetëm një farsë e radhës e organizuar prej Berishës-Ramës dhe Metës.
Aleanca Kuq e Zi deklaron se, politika shqiptare nuk e njeh fjalën konsensus, por mendon vetëm për vete.
Rruga drejt BE-së e cenuar nga politika që bën luftë për karrigen e radhës së pushtetit, thekson më tej AK-ja. /E.L/