AKU Analizat e qumeshtit permbajtja e aflatoksines mbi norme

Autoriteti Kombëtar Ushqimor ka nxjerrë rezultatin e analizave për kontrollin e qumështit. Sipas kreut të AKU-së, Artan Gjergji analizat faktojnë për përmbajtje mbi normë të aflatoksinës.
“U kemi kërkuar subjekteve që të tërheqin produktet nga tregu. Ndërkohë që laboratori i ISUV nuk është i akredituar për analizat e qumështit. Do të ribëhen në laboratoret e BE”, u shpreh Gjergji.
Madje, sipas tij, niveli i aflatoksinës në qumësht është i ndryshëm në vende të ndryshme.