Inaugurohet portali i e-punesimit i pranishem Kryeministri
U inaugurua sot portali i e-punësimit një investim prej 500 mijë euro grant i qeverisë suedeze. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm dhe Kryeministri Berisha.
Në vlerësimin e kreut të ekzekutivit krijimi i një tregu pune fleksibël është e rëndësishme. “Portali siguron transparencë për punësimin. Jemi të angazhuar në projektin e Shqipërisë dixhitale. Do të bëjmë gjithçka që qytetarët të kenë shërbimet dixhitale. Falë reformave të qeverisë, ekonomia shqiptare nuk u prek nga kriza financiare evropiane”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Në këtë kontekst, kreu i mazhorancës hodhi poshtë pretendimet e opozitës për nivel të lartë të papunësisë.
“Ne jemi ndër të paktat ekonomi që nuk ramë në krizë, e nuk ramë në recension. Ne kemi një papunësi dhe niveli i saj është larg shifrave absurde që thuhen, kur bëhet fjalë për 1 milionë të papunë, në një vend që e ka forcën e punës pak më tepër se kaq, kjo është absurde. Por kjo nuk bën më pak të ndjeshëm problemin e çdo të papuni” deklaroi kreu i ekzekutivit.
Por nga ana tjetër, me qëllim shtimin e vendeve të punës, Berisha kërkoi shfrytëzimin e potencialeve.
“Të përqendrohemi në potencialet më të mëdha për krijimin e një tregu pune të aftë dhe në këtë kontekst pa diskutim me rëndësi është portali që ne inaugurojmë sot. Me anë të dixhitalizimit ne realizojmë transparencën më të madhe dhe mundësitë më të mëdha në kohën më të shpejtë. Qeveria do të bëjë gjithçka që qytetari shqiptar të ketë shërbimet dixhitale më të lira”, deklaroi Berisha. Nëpërmjet këtij portali, qytetarët shqiptarë do të mund të kërkojnë dhe aplikojnë për vende të lira pune, si dhe kompanitë private mund të publikojnë pozicionet e tyre të lira në kohë reale, në mënyrën më të shpejtë dhe transparente nëpërmjet Internetit, nga kompjuteri i tyre ose telefoni celular, në portalin zyrtar të Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Projekti për Informatizimin e Shërbimeve të Punësimit po zbatohet nga Shërbimi Kombëtar i Punës (ShKP), në bazë të VKM, nr.437, datë 22.06.2011, i ndryshuar. Investimi për këtë projekt është 500 mijë euro, grant i qeverisë suedeze, si dhe është implementuar nga kompania shqiptare Cacctus. Ai është i shtrirë në 12 zyrat rajonale të Punësimit, 24 zyrat lokale të punësimit, si dhe përfshin informatizimin e plotë të sistemit të brendshëm të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe sistemin e Portalit në Internet ëëë.epunesim.gov.al. Më konkretisht: 1. Sistemi i brendshëm Intranet përmban si funksionalitete kryesore: Regjistrin elektronik të punëdhënësve; Regjistrin elektronik të vendeve të lira të punës; Regjistri i punëkërkuesit ku kryhet regjistrimi sipas formatit; Ndërmjetësimin automatik, etj. 2. Sistemi online në Internet ofron: Për Punëdhënësit: § Mundësinë të regjistrohen në sistem online, § Të publikojnë një vend të ri pune, të kërkojnë për profile punëkërkuesish, të ftojnë punëkërkues për aplikim, Për Punëkërkuesit: Mundësinë të regjistrohen në sistem, Të plotësojnë CV sipas formatit të ngjashëm me formatin e modelit të CV-së së Bashkimit Evropian, Të kërkojë për vende të lira pune dhe të aplikojë për punë. Gjatë implementimit të këtij projekti janë blerë rreth 300 kompjutera, printera, dhe gjithë pajisjet shoqëruese për të siguruar funksionimin e një sistemi shërbimesh punësimi elektronike. Për rritjen e përdorimit të shërbimeve të ofruara nga sistemi informatik është parashikuar një fushatë informimi gjatë periudhës Mars-Korrik 2013 dhe komunikimi në mediat kombëtare dhe me anë të aktiviteteve të ndryshme.