E Diel, 1 Nëntor 2026

Porosia e Berishes per zgjedhjet: Te rendim pas cdo vote Eva Gjura

Megjithese do edhe gjashte muaj, qe shqiptaret te shkojne tek kutite e votimit per te zgjedhur qeverine e re, politika shqiptare e ka nisur seriozisht fushaten elektorale, duke mos humbur asnje moment. Ne cdo dalje publike perfaqesuesit e politikes, nuk reshtin se ftuari elektoratin shqiptar, t’u besojne voten e tyre ne zgjedhjet e 2013. Te njejten gje ka bere edhe kryeministri Berisha dje ne takimin e fundvitit me grate e LDGSH-se, duke kerkuar prej tyre, qe te rendin pas cdo vote dhe cdo zgjedhesi, per te siguruar fitoren ne zgjedhjet e 2013. Ne bashkebisedimin me grate demokrate, kryeministri Berisha ka vleresuar rolin dhe kontributin e tyre, te cilat me perkushtim dhe seriozitet kane bere gjithcka per fitoren e PD gjate ketyre 22 viteve. Kryeministri u shpreh se, te gjitha fushatat elektorale te fituara nga PD, jane fituar para se gjithash dhe mbi te gjitha nga mbeshtetja e madhe e te rinjve dhe grave te Shqiperise. Kryeministri Berisha, shprehu kenaqesine qe ne te gjitha reformat e medha te kryera ne keto vite, ai ka patur fatin te kete bashkepunetore te shkelqyera, te cilat me perkushtim, me ndershmeri dhe mencuri, japin dhe kane dhene nje kontribut madhor ne reformat transformuese te vendit. Gjithashtu kryeministri ka kerkuar nga grate dhe vajzat, qe te vazhdojne te mbeshtesin dhe te punojne per Partine Demokratike, pasi tashme vendi ka hyre ne nje fushate elektorale dhe se Partia Demokratike ne keto zgjedhje shkon si nje force politike me arritje, te cilat kurre ndonjehere nuk do ishin imagjinuar me pare. Kryeministri Berisha ka kerkuar qe te punohet fort me cdo vote duke trokitur ne cdo shtepi, porte dhe zemer te cdo zgjedhesi, per te shenuar ne zgjedhjet e ardhshme fitoren e sigurte. “Ne patem nje beteje te veshtire, beteja me e veshtire e Partise Demokratike ka qene beteja per Tiranen, sepse ish-kryetari i bashkise, kishte nje ushtri te paguar prej 5200 vetesh, te cilet i kishte shnderruar ne ushtare, qe zbatonin vetem urdhra partiake. Por ne ia dolem dhe e them me bindje, se ishte nje fitore historike e Partise Demokratike, shembja e murit te bashkise se Tiranes. Arsyeja ishte se Tirana, ishte shnderruar ne nje mburoje te krimit te organizuar ekonomik te kupoles se Partise Socialiste. Ia dolem, sepse rendem pas cdo vote. Rendja pas cdo vote, takimi dere me dere me zgjedhesit, eshte rruga me e sigurte e nje fitoreje te thelle, shume me te madhe se dy fitoret e fundit”, u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i mazhorances ka theksuar me tej, se fale punes se bere nga qeveria gjate ketyre viteve dhe realizimit te projekteve me te rendesishme ne zhvillimin e vendit, sipas polleve me te fundit, PD del fituese ne zgjedhjet e 2013. “Keto polle, deshmojne se PD eshte ne nje distance te ndjeshme, force e pare politike ne vend, por ne nuk duhet te merremi me pollet, ne duhet te merremi me dyert e apartamenteve, shtepive, zemrat e qytetareve tane”, u shpreh Berisha.

Festa e grave te LDGSH

Grate dhe vajzat e Lidhjes Demokratike te Gruas Shqiptare, kane zgjedhur mbremjen e 28 dhjetorit per te festuar dhe uruar njera-tjetren per Vitin e Ri qe po vjen. Kesaj feste dhe ketij urimi, i eshte bashkuar edhe kryeministri Berisha, i cili i shoqeruar nga bashkeshortja e tij zonja Liri Berisha, ka uruar te gjitha grate dhe vajzat demokrate dhe ato ne mbare Shqiperine per Vitin e Ri 2013. Te pranishme ishin dhe Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli, Kryetarja e LDGSH, zonja Albana Vokshi, si dhe drejtuese dhe anetare te tjera te LDGSH.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›