E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKU garanton cilësinë e ushqimeve

Siguria u dha nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Genc Juka, i cili theksoi se risia në këtë vit është instalimi në të nëntë pikat kufitare i sistemit AKU-NET, ku informacioni përcillet në kohë reale.

“Njoftimi nga ana e operatorit të biznesit për mallrat ushqimore që hyjnë në Shqipëri bëhet 24 orë deri në 48 orë përpara se ai të mbërrijë në kufi. Gjithashtu vlen për t’u përmendur që inspektimi në pikat kufitare i mallrave ushqimore tashmë bëhet në tri kategori , në kategorinë e mallrave me origjinë shtazore, ku kontrollet bëhet nga veterinerë të specializuar, kategoria e mallrave ushqimore me kontrolle të specialistëve ushqimorë, si edhe kontrollet fitosanitare”, theksoi ai.

Përgjithësisht shtoi Juka, fluksi më i madh i mallrave ushqimore vjen nga Italia dhe nga Greqia të dy vendeve tona fqinje. “Ka pasur edhe raste të pakta ku janë sinjalizuar në kohë nga inspektorët tanë të mallrave që janë konfiskuar, por që tashmë me funksionimin edhe të sistemit AKU-net, çdo mall që hyn është i mirë kontrolluar. Në bashkëpunim me ne, duhet theksuar, është edhe operatori i biznesit i cili tashmë është ndërgjegjësuar dhe respekton të gjitha hallkat e kontrollit dhe të sigurisë ushqimore në bazë të legjislacionit për vendin tonë”, vijoi Juka. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-17 14:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›