E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionet familjare, nxënësit të nisin aplikimet

Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), bëri të ditur sot procedurat që duhet të ndiqen për përfitimin e pensionit familjar.

Në njoftim thuhet se kërkesa për përfitimin e pensionit familjar, bashkë me dokumentet e nevojshme, si certifikata e lindjes, certifikata e vdekjes së të ndjerit, libreza e punës..etj, paraqiten në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (ALSSH) e vendbanimit, sipas gjendjes civile.

Kushtet për t’u bërë përfitues nga kjo skemë, për një grua të mbetur e ve, duhet që të jetë mbi 50 vjeç, e paaftë për punë si dhe të jetë mbajtësja e një fëmije që ishte në ngarkim të të ndjerit, deri në moshën 8-vjeç, ndërsa për sa i takon burrit, të mbetur i ve, kushtet janë të njëjtat, përveç moshës, e cila duhet të jetë mbi 65 vjeç, ndërkohë që i/e veja e humbin këtë të drejtë në rast martese. Për sa i takon fëmijëve te mbetur jetim, skema e pensioneve familjare parashikon mbulimin e tyre deri në moshën 18-vjeç, ose 25-vjeç në rast se ai/ajo studion apo është i paaftë për punë, ndërkohë që i njëjti trajtim do t'i bëhet edhe nipërve apo mbesave, të cilat kanë qenë në ngarkim të të ndjerit dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të.

 Llogaritja e përfitimit nga kjo skemë-sipas ISSH-së- realizohet duke u nisur nga fakti që, pensioni familjar është pjesë e pensionit që kishte ose i takonte të ndjerit/ës,siç edhe përcaktohet në mënyrë të plotë nga neni 41 i Ligjit "Për sigurimet shoqërore", i cili shprehet si vijon: "Pensioni familjar është pjesë e pensionit që kishte ose i takonte të ndjerit, dhe jepet në masën: 50 për qind për personin e ve dhe 25 për qind për çdo jetim ose persona të tjerë që përfitojnë".  /Start/

                                                                                             2011-08-17 15:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›