Portabiliteti i numrit në telefoninë celulare, AKEP: 10 mijë përdorues
TIRANE- Shërbimi i mbartjes së numrit, ku qytetarët mund të ndërrojnë operatorin celular duke ruajtur numrin e tyre është mirëpritur nga përdoruesit e telefonisë së lëvizshme. Nga të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare rezulton se prej muajit maj, kur ky shërbim u bë funksional e deri në korrik, sasia e numrave te mbartur ka kapërcyer shifrën e 10 mijë.
Ekspertët e AKEP-it vlerësojnë se rritja e konkurencës efektive ka bërë që në treg të hidhen oferta dhe plane tarifore të reja më me dobi për konsumatorin. Përdoruesit janë treguar aktiv duke zgjedhur rrjetin dhe planet tarifore nga të cilat përfitojnë dhe që u përshtaten më mirë kërkesave personale.
Bërja efektive e shërbimit të portabilitetit të numrit ka rritur konkurencën në tregun e telefonisë së lëvizshme dhe ka përmirësuar shërbimet për klientët. Ky moment shënoi edhe shkëputjen përfundimtare të pronësisë së numrit nga operatori dhe kalimin e tij në pronësi të individit.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)